Pushues të ndryshëm kanë ngritur shqetësime serioze për ndotjen e ujërave bregdetare në jug të vendit, duke denoncuar situatat të papranueshme në disa prej destinacioneve më të frekuentuara. Në Drimadhes, një nga plazhet që konsiderohej si perlë e turizmit, pushuesit raportojnë ndotje të dukshme të ujit, duke e cilësuar pamjen si tërësisht të degraduar.
“Mengjesi jone cdo dite deri ne dreke kjo eshte pamja e ujit te paster nga Drimadhesi, perlat e Shqiperise”, shkruan një pushuese.
Edhe në gjirin e Vlorës situata është alarmante, ku dyshohet se anijet turistike shkarkojnë ujërat e zeza në det duke rrezikuar seriozisht shëndetin e qytetarëve dhe fëmijëve që frekuentojnë plazhin. Siç duket dhe në pamjet e mbërritura në redaksinë e JOQ Albania, deti është totalisht i ndotur duke krijuar një panoramë të shëmtuar dhe rrezik për shëndetin.
“Ndotje me fekale nga tualetet e anijeve turistike ne gjirin e Vlores. Pislleku i madh aty ku lahen fëmijët”, shkruan një pushues tjetër.
Kjo gjendje alarmante kërkon një reagim urgjent nga autoritetet vendore që trumbetojnë plazhe të pastra, pasi në realitet brigjet shqiptare, shumica janë të ndotura. Turizmi nuk mund të ndërtohet mbi papërgjegjshmëri dhe dëmtim të mjedisit apo rrezik për shëndetin e njeriut.