Varrezat e Elbasanit të mbuluar nga barishtet, Llatja i Elbasanit në ‘gjumë’

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 29.06.2025, 09:34

Në varrezat e Elbasanit, bari i gjatë ka mbuluar gjithçka. Banorët shprehen se nuk po arrijnë të gjejnë varret e të afërmve të tyre. Hapësira që duhet të ruajë qetësinë dhe kujtimin e të ndjerëve është lënë pas dore nga bashkia e Elbasanit. Si pasojë e neglizhencës, bashkia në mënyrë të turpshme e ka kthyer këtë vend në një peizazh të papërshtatshme, për dinjitetin njerëzor.

Kjo situatë ka krijuar një ndjesi të rëndë shpirtërore dhe mungesë respekti për të ndjerët, ndërkohë që mungesa e kujdesit nga institucionet përkatëse është bërë e padurueshme. Bashkia e Elbasanit, e cila ka për detyrë mirëmbajtjen e këtyre ambienteve, duket se ka mbyllur sytë përballë këtij problemi që prek mijëra qytetarë.

"Pershendetje! Nese mundesh ta publikosh se vetem nga ju mund t’i therrase mendjes kryetari i bashkise se ELBASANIT! Ne varrezat e qytetit bari e ka kaluar lartesine varreve, spo kemi “hallin” e gjarprinjeve po s’po arrijme dot te gjejme varret e familjareve", shkruan qytetari.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit