Mijëera protestues serbë u mblodhën në qendër të Beogradit për të mbështetur kërkesën e studentëve për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Demonstrata u organizua nga studentët të cilët, me një ultimatum drejtuar qeverisë serbe, kërkuan që shpërbërja e Parlamentit dhe shpallja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të shpalleshin deri në orën 21:00.
🇷🇸 In Serbia, the deadline of the ultimatum given to the president by the protesters has expired — it remains unclear what decision the demonstrators will make next.
— Visioner (@visionergeo) June 28, 2025
Meanwhile, Serbian police forces have already taken up positions and are preparing for possible unrest. pic.twitter.com/V9cdvsdvcX
Kur afati skadoi dhe nuk pati përgjigje, studentët njoftuan se protestat pushojnë së qënuri protesta studentore dhe u bënë thirrje qytetarëve të marrin fatin në duart e tyre. Mijëra protestues u drejtuan drejt pallatit presidencial, duke brohoritur slogane kundër Aleksandar Vuçiç.
#BREAKING #Serbia JUST IN: Photos from the massive student-led protests currently taking place in Belgrade, Serbia.https://t.co/WY5boLP6wS pic.twitter.com/sbOYj2yXp6
— The National Independent (@NationalIndNews) June 28, 2025
Forca të shumta policie i penguan ata duke përdorur granata zhurmuese. Situata është e tensionuar rreth pallatit presidencial. Forca speciale të policisë me xhipa të blinduar u shfaqën në qendër të qytetit.
Tensionet janë rritur ndjeshëm përpara protestës së organizuar nga studentët e universitetit të Serbisë, një forcë kyçe pas demonstratave mbarëkombëtare kundër korrupsionit që filluan pasi u shemb një çati e rinovuar e stacionit hekurudhor, duke vrarë 16 persona më 1 nëntor.