Vëllai i Tërmet Peçit privatizon Gjirin e Fshehur në Porto Palermo

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 28.06.2025, 21:56

Një skandal me përmasat e një uzurpimi të hapësirës publike po ndodh në Gjirin e Fshehur në Porto Palermo, ku një portë e hekurt është vendosur duke penguar aksesin e qytetarëve dhe turistëve në një pjesë të bregdetit që deri më sot ka qenë i hapur dhe i aksesueshëm për të gjithë.

Prej vitesh, në këtë zonë pushuesit dhe automjetet qarkullonin pa pengesa për të shijuar natyrën dhe detin, por tashmë hyrja është bllokuar pa asnjë shpjegim apo njoftim publik.

Burime për JOQ bëjnë të ditur se disa vizitorë kanë mundur të hyjnë vetëm duke siguruar çelësa nga stafi i një hoteli aty pranë. Sipas të njëjtave burimeve, në mënyrë ekskluzive nga JOQ mësohet se Gjiri i Fshehur është marrë në pronësi nga vëllai i Termet Peçit, Vojo Peçi i cili zotëron një hotel në kodër pranë zonës.

Ky zhvillim ka ngritur shqetësime serioze tek qytetarët dhe turistët, të cilët kërkojnë reagim urgjent nga Bashkia e Himarës dhe institucionet përgjegjëse që flasin për akses të lirë në plazhet publike. Ata kërkojnë që porta e hekurt të hiqet dhe të garantohet e drejta e qytetarëve për të shijuar bregdetin që i përket të gjithëve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit