“Zonja lë të lirë qenin, më kafshoi mamin!”

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 28.06.2025, 21:30

Një qytetar ka ngritur shqetësimin për një qen të racës dalmat, me emrin “Pegi”, i cili lihet i lirë nga pronarja e tij në zonën e Piramidës në Tiranë, duke u kthyer në një rrezik për banorët dhe kalimtarët.

Sipas denoncimit, qeni sulmon qen të tjerë dhe ka kafshuar disa persona, mes të cilëve edhe të ëmën e qytetarit që ka denoncuar rastin në redaksi, teksa ky i fundit ka dërguar foto të plagëve të shkaktuara nga kafshimi.

Denoncuesi thotë se pronarja nuk e pajis qenin me maskë apo mjet sigurie, edhe pse kafsha është e njohur për sjellje agresive, duke e bërë situatën të rrezikshme.

DENONCIMI

"Përshëndetje. Dua të bëj një lajmërim të rëndësishëm. Zonja në foto ka një qen dalmat (të quajtur PEGI), të cilin e lë të lirë në zonën e Piramidës, edhe pse është qen problematik, pasi zihet me qentë e tjerë dhe ka kafshuar shumë njerëz. Lutemi bëni kujdes kur ta shikoni, pasi zonja është e papërgjegjshme dhe nuk e pajis qenin me maskë, dhe është kthyer në problem në atë zonë."

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit