Në lagjen nr.4 të Sarandës, pranë zonës së njohur si Kodra, fare pranë Portit, qytetarët denoncojnë një situatë të rrezikshme dhe të papranueshme prej më shumë se një jave, pusetat janë të hapura dhe asnjë masë nuk është marrë nga bashkia. Ironikisht kjo është zona e parë që prekin turistët sapo zbresin nga trageti duke u përballur me një mirëseardhje që përzihet me rrezik dhe neglizhencë.
Qytetarët shprehen të revoltuar nga mungesa e përgjegjësisë dhe investimeve duke theksuar se në vend të kujdesit për imazhin e qytetit, vizitorët përballen me aroma të pakëndshme, rrugë të dëmtuara, puseta të hapura që rrezikojnë jetën. Pamjet duken qartë, teksa urojmë që pas publikimit të materialit, bashkia Sarandë të reagojë dhe të mbyll pusetat për të mos qenë më kjo lagje një zonë me panoramë të shëmtuar.
DENONCIMI:
Pershendetje JOQ,
Dua te denoncoj nje situate qe eshte kthyer ne turp per qytetin tone. Ne Lagjen Nr. 4, zona Kodra – prane Portit te Sarandes, pusetat jane te hapura prej me shume se nje jave dhe askush nga Bashkia nuk ka marre mundimin as t’i mbuloje, e lere me t’i rregulloje.
Dhe qe ironia te jete e plote, kjo eshte pikerisht zona e pare qe turistet shkelin sapo zbresin nga trageti. Pra, nje mireseardhje “aromatike” dhe me rrezik per jeten, qe vetem Saranda e Bashkise tone mund ta ofroje!
Faleminderit Bashkise se Sarandes qe cdo sezon na kujton se investimet dhe kujdesi per qytetin jane vetem fjale per reklama. Me keto pamje, turistet e huaj e kuptojne menjehere se Saranda ka me shume vrima ne asfalt dhe era nga pusetat se sa bukuri qe ia vlen te dokumentohen.
Po ju bashkangjis disa video per ta pare nga afer realitetin. Ndoshta turpi publik do beje me shume pune se pergjegjesia institucionale.