Qytetarët në Shkodër po përballen me mungesë të përgjegjshmërisë në shërbimin shëndetësor. Konkretisht në qendrën shëndetësore nr2, megjithëse orari zyrtar i punës është deri në orën 14 e 40 nga e hëna në të shtunë, stafi sot ishte larguar që në orën 13 e 30 duke lënë pacientët pa asnjë shërbim.
Kjo situatë ka shkaktuar zemërim te pacientët të cilët pyesin se përse duhet të paguajnë taksa kur nuk marrin shërbimin që u takon. Institucionet përkatëse duhet të japin llogari për këtë papërgjegjshmëri pasi orari është orar dhe nuk duhet të anashkalohet.
"Prsh JOQ, Qendra shendetsore nr 2 ne shkoder thote qe jane ne pune hene- shtune deri ne 14:40. .. Ora eshte 1 e 30 gati dhe ato jane larguar tashme!! Per ke paguajm takstat ne.. cfare lloj sherbimi eshte ky???", shkruan denoncuesi.