Një automjet i parkuar në mënyrë të papërgjegjshme në hyrje të një pallati në zonën e plazhit Iliria në Durrës ka shkaktuar vështirësi për akses në banesë, sidomos për personat me aftësi të kufizuar, apo prindërit me fëmijët e vegjël në karrocën e bebeve. Siç shihet në pamjet e dërguara në redaksi, makina ka bllokuar tërësisht rampën dhe hyrjen duke e bërë të pamundur kalimin e banorëve.
Banorët shprehen të indinjuar nga mungesa e ndërgjegjësimit dhe kërkojnë ndërhyrje urgjente nga autoritet për të vendosur rregulla të qarta mbi parkimin në hapësirat e përbashkëta publike. Ky nuk është rast i vetëm, por një problem i përsëritur në shumë zona të vendit ku hapësirat publike shfrytëzohen në mënyrë abuzive. Qytetaret me makina duhet të jenë të vetëdijshëm mbi vendin ku parkojnë.
Denoncimi:
Përshëndetje! Ja dhe një tjetër zotëri apo zonjushë që mendon që njerëzit në këtë pallat futen duke fluturuar. Imagjino ne me karroca apo ndonjë invalid se çfarë duhet të bëjë. Zona plazhit Iliria, Durrës.