Në Porto Palermo është vendosur një portë që pengon hyrjen në një pjesë të bregdetit ku më parë qytetarët dhe turistët shijonin lirisht detin. Aty dikur peshkatarët, pushuesit dhe automjetet kishin akses të lirë, por tashmë është bllokuar kalimi pa dhënë asnjë sqarim publik.
Dyshohet se vendosja e portës është bërë në funksion të një lokali aty pranë, pasi pushuesit kanë parë vizitorë që hynin me çelësa të siguruar nga stafi i një hoteli pranë. Qytetarët denoncojnë mungesën e një shenjë informuese apo transparencë mbi pronësinë apo arsyen e bllokimit të plazhit.
Ata kërkojnë që bashkia e Himarës dhe institucionet përgjegjëse që flasin për plazhe publike, të reagojnë dhe të heqin barrierat dhe të rikthejnë të drejtën për të gjithë qytetarët për të shijuar bregdetin që iu përket të gjithëve.
Denoncimi 1
Pershendetje nga Porto Palermo... cdo vit kemi shkuar te bejme plazh, por kete vit paskan ven portën. Atje ne plazh kishin vendosur kontinier lokal e kane kaluar privat pse nuk vendosin nje tabele apo kush e ka bllokuar. Asnje arsye poe sqarim e ne te ikim ke m*ti qe derdh bashkia himares
Denoncimi 2
Pershendetje! Pjeses se porto palermos i eshte vendosur porte qe mos te hyj asnje. Me perpara e gjitha pjesa qe shihni kishin akses, peshkataret, turiste, mjete te ndryshme qe mund te shijonin detin tani ju ka dale pronari dhe i kan vendosur port. Pjese me rreth blu eshte pjesa ku eshte vendosur porta eshte nje lokal aty afër sepse erdhen turistat me celes ne dore, dhe i pyeta ku i more, ma dha pronari hotelit ku po rri.