Një moment tronditës ndodhi në Tajlandë, ku një luftëtar rus i MMA-së u godit nga rryma elektrike sapo kishte festuar fitoren me nokaut në ringun e boksit.
Një skenë e papritur dhe dramatike ndodhi gjatë një eventi boksi në qytetin Phuket të Tajlandës, duke e kthyer mbrëmjen sportive në një spektakël të paparashikueshëm. Ngjarja ndodhi gjatë edicionit të katërt të VVEED Boxing, i organizuar nga Weed Boxing Championship, një emër në rritje në botën e sporteve të kontaktit.
Protagonisti i kësaj ndodhie ishte luftëtari rus Ivan Parshikov, një emër i njohur për ndjekësit e MMA-së, me eksperiencë në organizata si ONE Championship, RCC dhe ACA. Ai hyri në ndeshje me një bilanc mbresëlënës prej 16 fitore në 21 duele dhe arriti të shënojë një tjetër fitore me nokaut.
So much to unpack in this video, ex ONE Championship fighter Ivan Parshikov was fighting at a weed fighting event in Thailand.
He electrocuted himself then jumped in a pool like nothing happens.. wtf😂pic.twitter.com/4sCeKT963w
— esr0128 (@esr0128) June 27, 2025
Por drama nuk përfundoi me gongun final. Në momentet e festimit, Parshikov hipi mbi litarët e ringut për të ndezur publikun. Teksa preku strukturën metalike të skenës, ai u godit papritur nga një rrymë elektrike. Pamjet treguan momentin kur trupi i tij u shtang dhe më pas u rrëzua jashtë ringut.
Pavarësisht rrezikut të madh, Parshikov arriti të ngrihej në këmbë disa sekonda më vonë, duke siguruar të pranishmit se nuk kishte pësuar lëndime të rënda. Reagimi i tij pas incidentit ishte po aq befasues sa edhe ngjarja: luftëtari u drejtua menjëherë drejt një pishine pranë skenës dhe u hodh në të, duke notuar në mënyrë demonstrative larg vendit të ngjarjes.
Ky moment u bë shpejt viral në rrjetet sociale, duke zgjuar reagime të shumta dhe duke ngritur pikëpyetje mbi sigurinë e organizimit të eventeve sportive në kushte të tilla teknike. Incidenti rikujtoi se, edhe në sportet e kontrolluara, papritshmëritë mund të marrin një kthesë të rrezikshme.