Pacientët në luftë me kancerin, QSUT: Prisni dhe 3 ditë, të hënën vendoset në funksion akseleratori linear

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 28.06.2025, 13:41

Pajisja e rrezatimit, akseleratori linear 2 ndodhet jashtë funksionit. Pas publikimit të lajmit ka ardhur dhe reagimi i Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza e cila garanton se pajisja do të rikthehet në punë ditën e hënë.

"Sa i përket akseleratorëve linearë, QSUT ka në dispozicion dy pajisje funksionale. Inxhinierët e klinikës ndërhynë menjëherë dhe pajisja do të rikthehet në funksion brenda ditës së hënë", shkruan QSUT në njoftim por për pacientët që varen nga radioterapia për të jetuar, defekti teknik i njërit prej aksleleratorëve në QSUT nuk është thjesht një problem logjistik, por një krizë jetike.

Në njoftim duket pak, por për pacientët që marrin shërbim çdo ditë nga kjo pajisje, këto janë 3 ditë të humbura në një betejë ku çdo orë ka peshë.

Vetëm në vitin 2024 janë trajtuar mbi 20 mijë pacientë me radioterapi në QSUT një numër që rritet çdo vit. Dy akseleratorë nuk mjaftojnë për të përballuar këtë fluks, aq më pak kur njëri del nga funksioni dhe tjetri mbart gjithë ngarkesën e një vendi të tërë.

Është absurde që një vend si Shqipëria që trumbeton Shëndetësinë si të Europës mos ketë mbi dy akseleratorë linearë, ndërkohë që Ministria e Shëndetësisë flet për investime në Onkologjik.

Kaq të pamundur e ka Ministria e Shëndetësisë të shtojë numrin e akseleratorëve linearë kur jeta e qindra pacientëve varet prej këtyre pajisjeve të rrezatimit?!

Pacientët nuk jetojnë me orare administrative. Të sëmurët nuk mund të vendosen në pritje të rikthimit në funksion të pajisjeve që prishen shpesh si pasojë e mbingarkesës. Nëse Ministria e Shëndetësisë do t'i merrte seriozisht shifrat dhe realitetin në terren të pacientëve që marrin mjekim nga akseleratorët nuk do të vendoste në funksion vetëm 2 pajisje, por do të vepronte me plane emergjente, shtim të numrit të pajisjeve të rrezatimit dhe ndjeshmëri njerëzore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit