U gjobit për parakalim të gabuar, polici i Korçës shëtit me gjoba të papaguara

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 28.06.2025, 12:44

Një qytetar nga Pogradeci ka ngritur shqetësimin se një automjet i Policisë së Shtetit vijon të qarkullojë normalisht në qytet, ndonëse ka disa gjoba të papaguara. Sipas tij, kjo situatë tregon një standard të dyfishtë në zbatimin e ligjit, pasi për qytetarët e zakonshëm mjafton të kenë tre gjoba të papaguara dhe u bllokohet leja e qarkullimit rrugor.

Qytetari pyet se përse ligji nuk zbatohet njësoj për të gjithë edhe pse një mjet shtetëror mund të shkelë rregullat pa pasoja. Ai kërkon një reagim institucional përkatëse për të garantuar barazi dhe transparencë në zbatimin e ligjit rrugor. Kujtojmë se drejtuesi i automjetit, shtetasi A. L., punonjës policie i DVP Korçë, u ndëshkua me masën administrative 3000 lekë një ditë më parë pas publikimit të rastit ku shihej duke kryer parakalime të gabuara në aksin rrugor “Qafë Thanë-Pogradec".

"Pershendetje! Dua te ndaj me ju nje shqetesim per nje makine policie ne qytetin e Pogradecit! Mesa po shikoj makina ka disa gjoba pa paguar ndersa ne nese kemi 3 gjoba pa paguar na hiqet leja e qarkullimit derisa te paguhen gjobat. A nuk duhet te jete ligji njejte per te gjithe? Makina eshte e policise te shtetit. I njëjti polic qe u gjobit me 3000 lek te reja ose 30 mije lek te vjetra per parkalim te gabuar ne Lin, në aksin rrugor “Qafë Thanë-Pogradec"", shkruan qytetari.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit