Një qytetar nga Tirana, kryefamiljar dhe përfitues i ndihmës ekonomike ngre shqetësimin për vonesat ekonomike, ngre shqetësimin për vonesat e përsëritura në shpërndarjen e ndihmës dhe pensioneve nga bashkia.
Sipas tij, pagesat që duhet të kryhen çdo datë 25 të muajit nuk janë shpërndarë as këtë herë duke lënë familjen në pritje dhe pasiguri, në një kohë kur çdo ditë vonesa rëndon jetesën e tyre.
Kryefamiljari iu bën thirrje institucioneve përgjegjëse, bashkisë Tiranë, Shërbimit Social Shtetëror, Postës Shqiptare të mos e kthejnë këtë vonesë në praktikë të përmuajshme pasi ndikimi është i drejtpërdrejte tek shtresat në nevojë.
“Përshëndetje joq. Doja te ndaja nje shqetsim me ju. Jam nje kryefamiljar me ndime ekonomike bashkia tiran nuk ndan ndimen ekonomike dhe pensionet prej dates 25 qeshor qe duhet te dalin cdo muaj i njejti problem i vonojne nga 5 dit. Ne me zor presim daten 25 keta kur te duan. Ju lutem ndaje kete shqetesim mos marin masa per muaj te tjere. Flm nese e postoni. Do doja anonimitet. Faleminderit”, shkruan qytetari.