Brenda datës së skadencës, sallamet “Hako” të prishura si mos më keq

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 28.06.2025, 09:53

Një tregtar nga rrethi i Fierit ka ngritur një shqetësim serioz në lidhje me cilësinë e produkteve ushqimore të markës HAKO, të cilat, sipas tij, janë të rrezikshme për konsum.

Sipas denoncimit të bërë, produktet shpërndahen në treg me etiketa që tregojnë se janë brenda afatit të skadencës, por sapo hapen rezultojnë të prishura, me erë të rëndë dhe pamje të dyshimtë, që ngrenë dyshime për manipulim me datat apo ruajtje të papërshtatshme.

Ai thotë se këtë problem ia ka komunikuar shpërndarësve të Hako-s, por ata s’i kanë marrë produktet mbrapsht dhe as kanë kthyer paratë.

Në këto rrethana, tregtari thotë se detyrohet t’ua kthejë vetë lekët klientëve pasi produkte të tilla janë të rrezikshme për konsum.

Ai i bën thirrje autoriteteve përkatëse që të kryejnë kontrolle dhe të mbajnë përgjegjës kompanitë që shpërndajnë produkte të tilla, ndërsa kërkon që qytetarët të jenë shumë të kujdesshëm kur blejnë ushqime të markës HAKO.

Denoncimi:

Pershendetje JOQ ALBANIA, doja te ndaja nje shqetsim se vetem ju na degjoni dhe si faqe e vetme per shqetsimet e qytetarve vetem ju i shfaqni se shteti na le ne harrese. Kam nje market ne rrethin e Fierit dhe doja tu bej thirrje njerezve te kene kujdes nga produktet hako se kane ca kohe po shperndajne produkte brenda afatit te skadimit por ne fakt kur i hap jane komplet te prishura, te helmojne dhe u vjen era qen. Faleminderit nese e poston

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit