Nuk mban mend asgjë, qytetari gjen të moshuarën në sheshin Wilson: A e njeh dikush?

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 27.06.2025, 23:01

Një qytetar ka kontaktuar redaksinë e JOQ Albania për të kërkuar ndihmën e publikut pas gjetjes së një gruaje të moshuar që duket se ka humbur dhe nuk mban mend asgjë.

Sipas tij, gruaja është gjetur pranë sheshit “Wilson” në Tiranë dhe është në gjendje të hutuar. Ai ka biseduar me të, por e moshuara nuk mban mend as emrin e saj, as ku banon.

“Jam te sheshi Wilson, kjo nëna duket e humbur, nuk mban mend asgjë. Po flas me të, por nuk arrin të japë asnjë informacion për veten,” – shprehet qytetari.

Kushdo që e njeh këtë grua ose ka informacion mbi familjarët e saj, ju lutemi të kontaktojë urgjentisht me familjen ose me redaksinë tonë në JOQ Albania.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit