Tmerr në Librazhd: Guri bie nga kodra dhe godet makinën në rrugë

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 27.06.2025, 21:47

Një ngjarje e rrezikshme është regjistruar pasditen e sotme në Librazhd, rreth orës 17:30, ku një gur masiv ka rënë nga kodra dhe ka goditur një makinë që po kalonte në rrugë. Ngjarja ka ndodhur vetëm pak sekonda larg një tjetër automjeti që po kalonte në të njëjtin segment.

Fatmirësisht, nuk raportohet për të lënduar, por dëmet materiale janë të dukshme, ndërsa qytetarët që ndodheshin pranë përjetuan momente paniku.

Sipas denoncimit të ardhur në redaksinë e JOQ Albania, gjithçka ndodhi në çast dhe mund të kishte përfunduar në tragjedi.

Mesazhi i qytetarit:
“Përshëndetje JOQ, sot pasdite rreth orës 17:30 në Librazhd. Ishte 30 sekonda para nesh dhe guri ra dhe goditi makinën përpara. Fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz, vetëm shok tek të gjithë.”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit