“Bënë skemën dhe ikën pa paguar”, çifti mashtrues kapet mat nga kamerat e restorantit

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 27.06.2025, 22:44

Një pronar restoranti ka denoncuar në redaksinë e JOQ Albania një rast shqetësues ku një çift përdori një skemë të mirëmenduar për të darkuar falas dhe më pas për t’u larguar pa paguar.

Në videon e siguruar nga kamerat e sigurisë, shihet qartë mënyra si vepruan: i pari largohet djali, ndërsa pas jo më shumë se 2 minutash, vajza ngrihet me shpejtësi dhe largohet gjithashtu, pa kryer asnjë pagesë.

Pronari i restorantit, i irrituar nga kjo sjellje mashtruese, shkruan:

“Përshëndetje JOQ. Është hera e parë që më ndodh diçka e tillë. Ky çift erdhi sot në restorantin tim, darkuan bashkë dhe bënë skemën: në fillim iku djali, pastaj iku vajza me vrap. Jam i sigurt që këtë e bëjnë shpesh, ndaj bizneset të kenë kujdes nga këta dy parazitë.”

Videoja më poshtë tregon qartë të gjithë skemën. Nëse dikush i njeh personat në fjalë, mund të ndihmojë në identifikimin e tyre.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit