Sherr për makinën në Tiranë: “Një person goditet me çelës, policia vjen dhe ikën pa vepruar”

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 27.06.2025, 21:29

Një sherr ka ndodhur pasditen e sotme pranë pallateve “Çabej” në Tiranë, ku disa persona janë konfliktuar për shkak të një makine. Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, situata ka degjeneruar në dhunë fizike, dhe një nga të përfshirët thuhet se është goditur me çelës.

Në pamjet e siguruara nga JOQ Albania, duket se përplasja ka ndodhur pranë një servisi makinash, ku disa persona kanë debatuar ashpër dhe janë përfshirë fizikisht në konflikt.

Ajo që i ka irrituar më shumë qytetarët është fakti se, edhe pse policia është thirrur në vendngjarje, nuk ka marrë asnjë masë konkrete. Oficerët kanë ardhur, qëndruar për pak minuta dhe më pas janë larguar pa u marrë me situatën.

Mesazhi i qytetarit:
“Janë zënë për punë makine, nuk u mor vesh fiks. Njëri nga këta ishte çarë me çelës. Policia erdhi edhe iku pa bërë gjë. Tek pallatet Çabej, Tiranë.”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit