Një situatë shqetësuese është regjistruar këtë pasdite në zonën e Freskut, në Tiranë. Një qytetar ka dërguar pranë redaksisë së JOQ Albania një video ku shihet qartë një ambulancë e bllokuar në trafik, ndërsa asnjë nga drejtuesit e automjeteve nuk lëviz për t’i liruar rrugën.
Pamjet janë tronditëse, pasi bëhet fjalë për një emergjencë shëndetësore ku çdo sekondë mund të jetë vendimtare për jetën e dikujt. Megjithatë, pavarësisht sirenave të ndezura dhe dritave sinjalizuese, automjetet në rrugë nuk reagojnë.
Kjo ngjarje e rëndë ngre sërish alarmin për mungesën e ndërgjegjësimit dhe edukatës rrugore në vend, sidomos kur bëhet fjalë për misione shpëtimi.
Denoncimi i qytetarit:
"Përshëndetje JOQ, nuk i hap njeri rrugën ambulancës, sot pasdite në Fresk, Tiranë."