ONE ka rënë në kolaps! Gjatë ditëve të fundit klientët kanë mbushur me ankesa kompaninë telefonike se po i vjedh duke mos i dhënë shërbimin e domosdoshëm të internetit.
Dhjetëra abonentë të ONE kanë denoncuar në redaksinë e JOQ ndërprerjen e internetit në telefon prej më shumë se një muaji, edhe pse paguajnë për plane pa limit si Ultra150.
Ata thonë se shërbimi ndaj klientit nuk jep zgjidhje dhe i kalon ankesat tek një “departament fantazëm” që raporton se gjithçka është në rregull.
E njëjta gjë raportohet se po ndodh edhe me klientët me numrin me kontratë tek kjo kompani, të cilët paguajnë një tarifë fikse prej 18 mijë lekësh në muaj dhe interneti në telefon nuk i funksionon.
DENONCIMI
Përshëndetje JOQ,
Nëse mund ta postoni, jemi pafund klientë të One që kemi probleme me internetin në ONE (internetin e telefonit). Shërbimi ndaj klientit kalon ankesat dhe ai departamenti “fantazëm” informon që shërbimi është në rregull, por po përdor shërbimin. Kam plan pa limit Ultra150, por jam pa shërbim prej më shumë se një muaji.
Të gjithë punonjësit e kompanisë ku punojmë kemi numër biznesi me One dhe jemi pa shërbim. Po ta shihni, edhe në foto 5G shfaqet, por nuk funksionon si shërbim.
Ju falenderoj nëse e postoni!