Telie Drazhi, nëna 75-vjeçare nga Elbasani ka humbur kontaktet me familjen e saj.
Familjerët janë duke e kërkuar dhe deri më tani nuk kanë asnjë informacion se ku e afërmja e tyre ndodhet aktualisht. Për herë të fundit nënë Telia është parë në lagjen 5 Maji në Elbasan.
Të afërmit janë të shqetësuar për fatin e saj, dhe kërkojnë ndihmën e qytetarëve që mund t’a kenë parë, për t’i kontaktuar në numrin e telefonit 067 46 97 316.
Çdo informacion mund të jetë i vlefshëm për gjetjen e nënë Telies sa më parë.