Buneci incenerator plehrash!

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 27.06.2025, 17:25

Një udhërrëfyes turistik ka ndarë me redaksinë e JOQ një video mbi situatën alarmante të ndotjes në Bunec.

Së bashku me grupin e turistëve që po shoqëronte, ai ka mbledhur mbetje të shpërndara gjithandej në vijën bregdetare nga plastika dhe kanaçe deri te objekte të tjera që ndotin mjedisin dhe dëmtojnë imazhin e Shqipërisë turistike.

“Jam udhërrëfyes turistik dhe këto i mblodhëm me klientët sepse ishin të shpërndara kudo nëpër plazh. Më vjen turp nga vetja dhe bashkatdhetarët e mi,” shkruan ai me ndjesi faji e zhgënjimi.

Ky gjest, që në një vend normal do të ishte përgëzuar si vepër qytetarie, në këtë rast vjen me një apel të heshtur për ndërgjegjësim dhe reflektim kombëtar. Për më tepër, është një kambanë alarmi për institucionet dhe komunitetin lokal që vazhdojnë të injorojnë pasojat e ndotjes mjedisore në një nga pasuritë më të mëdha të vendit: natyrën dhe bregdetin.

Ndërkohë që Shqipëria përpiqet të pozicionohet si një destinacion turistik mesdhetar, imazhet si këto i kthejnë turistët jo me suvenire, por me kujtime të hidhura.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit