Numrat e Postës Shqiptare të padisponueshëm, qytetarët pa informacion dhe pa zgjidhje

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 27.06.2025, 17:27

Qytetarë të Tiranës ankohen se asnjë nga numrat e Postës Shqiptare në kryeqytet nuk funksionon. Pavarësisht përpjekjeve të shumta për të marrë informacion për dërgesat apo shërbimet postare, linjat telefonike rezultojnë jashtë funksionit ose nuk përgjigjet askush.

Kjo ka krijuar jo pak vështirësi, sidomos për ata që nuk kanë mundësi të paraqiten fizikisht në zyrat postare. Në një kohë kur institucionet publike duhet të jenë pranë qytetarëve, mosfunksionimi i komunikimit bazë si telefoni tregon një nivel të papranueshëm neglizhence.

“Pershendetje! Kemi 40 minuta i biem numrit te postes shqiptare dhe nuk punojnë. Nuk e di a jane te pa pergjegjshem as si eshte puna. Jo gjithemon kemi mundesi te shkojme tek posta per informacion. Asnje numer poste nuk punon ne tiranë. Te gjitha numrat e zonave te Tiranes”, shkruan qytetari.

Në këto raste i bëhet thirrje drejtuesve të Postës Shqiptare të marrin masa të menjëhershme për të rikthyer funksionalitetin e linjave dhe për të garantuar një shërbim të denjë për qytetarët.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit