Kumbaro dhe Tavo “zënë diellin me shoshë”, Gjipeja zaptohet nga privati dhe plehrat

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 27.06.2025, 16:05

Në një video të shpërndarë me krenari nga kryeministri Edi Rama shihet ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, ministri i Brendshëm Ervin Hoxha dhe kryebashkiaku i Himarës, Vangjel Tavo të cilët deklarojnë se çdo hapësirë publike është rikthyer në normalitet. Kamera, dronë, gënjeshtra, kjo është ajo çfarë shpërndau kryeministri, pasi në realitet Himara po ‘mbytet’ nga ndërtimet pa leje, apo ndotjet mjedisore.

Një qytetar shkruan se më konkretisht, në plazhin e Gjipesë në bashkinë Himarë, normaliteti që trumbetohet nga Kumbaro i përket një tjetër bote paralel, pasi në të vërtetë Himara është kthyer thuajse e tëra private. Qytetari shkruan se ka ndërtime pa leje, gardhe që zënë bregun, shezllonë e çadra që paguhen, bare që kanë mbirë si kërpudhat pas shiut, dhe tinguj të diskove ilegale.

Ndërkohë që Kumbaro bën filmime dhe fjalime propagandistike mes rërës dhe kamerave privatë të qeverisë, në Gjipe prehen pemë dhe ndotet natyra. Qytetari shkruan se bashkia Himarë, ministrja e turizmit dhe mjedisit, policia e shtetit nuk kanë marrë masa për këto zaptime që po i bëhet plazhit të Gjipesë, teksa reklamojnë menaxhim të suksesshëm që ekziston vetëm në ëndrra dhe në mediat sociale të qeverisë.

MESAZHI I QYTETARIT:

Pershendetje, ne linkun qe ju cova shfaqet Mistra e Turizmit dhe e Mjedisit, Ministri i brendshem Kryetari i Bashkise Himare dhe Kryeispektori i Komisarjatit Himare ku theksojne qe ne Himare cdo hapesrire publike eshte kthyer ne normalitet. Dua te bej publike rastin e Plazhit te Gjipese i cili eshte plazh publik. Por ndryshe nga cthone zonja dhe zoterinjte ne fjale ne Plazhin e Gjipese pjese e Bashkise Himare cdo hapesire publike eshte e zaptuar nga: – Ndertime pa leje – rrethim dhe pushtim i tokes me gardh – aktivitete ekonomike pa leje si bar,r estorant, cadra e shezllon, kamping, mol si dhe festa dhe evente me muzike te larte pa leje -ndotje mjedisore – prerje pemesh Policia e shtetit dhe Bashkia Himare bashke me ministrine e turizmit dhe mjedisit nuk marrin masa qe kjo hapesire publike qe eshte nje nder plazhet me te bukura ne Shqiperi dhe pika turistike kryesore qe perfaqeson Shqiperine ne mediat boterore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit