Inspektorati i Punës me pushime, pas publikimit në JOQ, punonjësi e Velierës sigurohen

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 27.06.2025, 15:53

Një ditë më parë, JOQ Albania raportoi mbi kushtet skandaloze të sigurisë në të cilat punonin punonjësit e Velierës në qytetin e Durrësit. Ata shiheshin duke punuar në lartësi të konsiderueshme, pa kokore, pa jelekë apo pajisje të tjera mbrojtëse, duke rrezikuar seriozisht jetën.

Pas publikimit të rastit, duket se kompania që kryen punimet ka reaguar, duke pajisur punonjësit me kokore dhe veshje mbrojtëse. Megjithatë, ky reflektim nuk erdhi si rezultat i kontrollit institucional, por nga presioni publik.

Inspektorati Kombëtar i Punës, i cili ka për detyrë të mbikëqyrë kushtet e sigurisë në punë, vazhdon të qëndrojë pasiv, i mbyllur në zyra me ajër të kondicionuar, pa ndërmarrë asnjë veprim konkret për të parandaluar rreziqet në terren.

Përgjegjësia për këto kushte bie mbi institucionet që shpeshherë mjaftohen me kontrolle formale, duke neglizhuar realitetin në kantierë.

Nga ana tjetër, edhe vetë punëtorët duhet të tregohen më të ndërgjegjshëm dhe të mos pranojnë të punojnë pa kushte bazë sigurie.

Vetëm nëpërmjet një ndërgjegjësimi të përgjithshëm dhe një reagimi serioz institucional, mund të arrihet të ulet numri i aksidenteve dhe fataliteteve në vendin e punës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit