Banorët e lagjes 13 të Durrësit pa ujë, bashkia dhe ujësjellës kanalizime nuk riparojnë rrjetin

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 27.06.2025, 15:18

Prej katër ditësh, banorët e pallatit Arabi në lagjen 13, zona e plazhit në Durrës, janë pa furnizim me ujë të pijshëm. Shkak për këtë situatë është bërë dëmtimi i linjës së rrjetit kryesor të ujësjellësit e cila është çarë dhe nuk është riparuar deri tani.

Banorët kërkojnë nga bashkia Durrës dhe ujësjellës kanalizime të bashkisë të veprojnë menjëherë dhe të zgjidhin problemin në fjalë, pasi mungesa e ujit po rëndon përditshmërinë dhe higjienën e tyre, sidomos në këto ditë të nxehta vere.

“Prsh si jeni? Doja te beja nje denoncim! Gjithe pallati arabit ne zone e plazhit lagja 13 nuk ka uje u be 4 dite nese mundeni ta postoni. Linja errjetit kryesor eshte e carë”, shkruan qytetari.

Është turp që një zonë turistike si Durrësi, të hyjë në sezon veror pa ujë. Kjo krijon një imazh të shëmtuar te turistët që zgjedhin të vizitojnë qytetin bregdetar, ndërsa vështirëson jetesën e banorëve të cilët kanë mbetur pa ujë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit