Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Vlorë ku një burrë ka humbur jetën në rrethana tepër tragjike.
Burime për JOQ ALBANIA, bëjnë me dije se burri në fjalë, ishte duke pirë birra e ngrënë qofte me mikun e tij, në një lokal lagjeje, kur papritur filloi të ndihej keq.
Ai doli në derën e lokalit për të vjellur, por papritur humbi ndjenjat dhe u rrëzua në tokë. Banorët e zonës dhe personat që ndodheshin në lokal nxituan t’i japin ndihmën e parë dhe njoftuan menjëherë ambulancën.
Por kjo e fundit duket se ka vonuar të mbërrijë në vendngjarje dhe burri ka humbur jetën.
Të indinjuar nga kjo ngjarje, qytetarët që i erdhën në ndihmë akuzojnë ambulancën për vonesë në përgjigje pasi thonë se burri ishte mirë dhe ataku i ka ardhur si pasojë e humbjes së oskigjenit. Qytetarët kërkojnë marrjen e përgjegjësive nga ana e ambulancës pasi sipas tyre nëse ndihma do ishte më e shpejtë dhe në kohë, burri do kishte shpëtuar.
Denoncimi i qytetarit:
Turp, turp çfarë shteti kemi! Ju lutem, denoncojeni pak spitalin dhe urgjencën e Vlorës.Sapo morëm lajmërimin se ka ndërruar jetë. Ju lutem, postojeni! Është gjynah – ishte në këmbë, mirë dhe e bukur.
O vëlla, doktorët thanë që ka pësuar arrest kardiak. Por kjo ndodhi te një lokal i vogël, te pallati i Emigrës.
Isha ulur ngjitur me ta. Ishte me një mik timin, po hanin qofte që i kishin sjellë vetë dhe po pinin ndonjë birrë. E pashë që u ngrit papritur dhe sikur po donte të villte.
U duk sikur po villte gjak.
Problemi më i madh është që nuk mori ndihmë të shpejtë në kohë. Ishte në këmbë, por u nxi në fytyrë – kemi edhe video ku shihet që ra në tokë. Ishin disa nga lagjja dhe një vajzë që po i hidhnin ujë, sepse i ra të fikët.
Nuk kishte oksigjen, nuk mori ndihmën që duhej. U mbyt. Ka mundësi që kjo të ketë sjellë edhe arrestin kardiak. Urgjenca duhet të jetë funksionale në çdo vend të botës. Kërkojmë përgjegjësi.
Aman se nuk po e besoj dot... Jetoj jashtë dhe jam kthyer këtë verë me qëllimin që të ambientohem me Shqipërinë, se gjithë këto vite e kam pas mendjen pas, tek vendi im. Por gjithmonë e kam ditur që shërbimet tona lënë shumë për të dëshiruar — sidomos urgjenca.
Ndodhi një rast urgjent para syve tanë. Erdhi policia, qëndruan pak dhe u larguan, por ambulanca nuk u duk gjëkundi.
Zotëria që pati nevojë për ndihmë banon diku aty afër dhe, fatmirësisht, vëllai i tij erdhi dhe e mori me makinën e vet.
Pritëm rreth 30 minuta dhe me shumë vështirësi arritëm të lidhemi me dikë. Unë futa disa numra në Google që më dilnin si urgjenca në Vlorë — shumica nuk punonin, madje as ai i spitalit. Është për të ardhur keq...