Banorët e Elbasanit drejt BE-së, pa ujë dhe me kova e legenë në dorë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 27.06.2025, 14:40

Prej pesë ditësh, banorët e lagjeve "Aqif Pasha" dhe "Partizani" në Elbasan po përballen me mungesë totale të ujit të pijshëm në pallate.

Ndërsa premtimet për furnizim 24 orë janë përsëritur prej 3 vitesh, situata në terren është krejt ndryshe, uji arrin vetëm në katin e parë, ndërsa pjesa tjetër e banorëve detyrohen që të mbushin ujë me kova e legenë te komshinjtë ose jetojnë pa kushte higjienike.

Banorët kërkojnë zgjidhje nga bashkia Elbasan duke theksuar se jeta e përditshme po bëhet gjithnjë e më e vështirë. Ata kujtojnë se Shqipëria 2030 drejt BE nuk mund të arrihet me qytete pa ujë.

“Pershendetje JOQ Albania! Kjo eshte situata Elbasani 2030…prej 5 ditesh ne lagjet Aqif Pasha dhe Partizani nuk vjen uji ne pallate. Po mbushim uje neper komshi me kova dhe legena, se vetem kati i 1 ka uje ne te tjeret po lahemi me djersen tone…postojeni ta marin vesh dhe keto qe premtuan uje 24 ore prej 3 vjetesh”, shkruan qytetari.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit