Në mes të sezonit turistik, kur qyteti bregdetar i Sarandës pritet të ofrojë qetësi dhe relaks për pushuesit, kantierët e ndërtimit po kthehen në burim shqetësimi të madh për qytetarët dhe turistët.
Një qytetar ka denoncuar praninë e një kantieri ndërtimi që prej disa ditësh nis punën që në orën 07:30 të mëngjesit, duke prishur qetësinë e zonës. Sipas tij, punimet shoqërohen me zhurma të larta nga betonieret dhe mjetet e rënda që përdoren pa ndërprerje, madje edhe gjatë ditëve më të nxehta të qershorit.
"Që në 7:30 të mëngjesit kjo punë. Dje kanë vazhduar edhe me betoniere e mjete të rënda. 27 qershor dhe ende ndërtim në Sarandë,” shkruan ai, i shqetësuar për mungesën e respektit ndaj pushuesve.
Zhurmat e mëdha që vijnë nga kantierët janë kthyer në një problem serioz për zonat turistike si Saranda, ku turizmi bazohet te qetësia dhe bukuria natyrore.
Në këto raste, nevojitet që autoritetet vendore të kufizojnë oraret e punimeve ndërtimore gjatë muajve të verës, veçanërisht në zonat afër plazheve dhe strukturave akomoduese. Gjithashtu, është e nevojshme vendosja e kontrolleve më të rrepta për të respektuar rregullat mbi ndotjen akustike, për të garantuar një mjedis të qetë dhe mikpritës për vizitorët.
Nëse kjo situatë vazhdon, rrezikohet jo vetëm cilësia e pushimeve, por edhe imazhi i qytetit si destinacion turistik.
Në mes të sezonit turistik, kur qyteti bregdetar i Sarandës pritet të ofrojë qetësi dhe relaks për pushuesit, kantierët e ndërtimit po kthehen në burim shqetësimi të madh për qytetarët dhe turistët.
— JOQ Albania (@JoqAlbania) June 27, 2025
Një qytetar ka denoncuar praninë e një kantieri ndërtimi që prej disa ditësh nis… pic.twitter.com/WzytOeZdNL