Një situatë e pazakontë ka ndodhur tek Tirana International Hotel, pasi menaxherja e këtij hoteli është larguar nga puna në mënyrë të papritur.
Sipas administratës së hotelit, menaxherja dyshohet se ka fshirë pjesën më të madhe të kontakteve telefonike, si dhe mesazhet në WhatsApp dhe email, duke shkaktuar kaos në menaxhimin e rezervimeve dhe komunikimit me klientët.
Për pasojë, çdo person që ka bërë një prenotim në këtë hotel është përballur me një mesazh që sqaron situatën dhe kërkon nga klientët të konfirmojnë paraprakisht aktivitetet e rezervuara:
"Pershendetje! Ju bejme me dije se ky numer telefoni eshte perdorur nga Znj. E.Q (me emër/mbiemër) ish-menaxhere e Tirana International Hotel, e cila ne menyre abuzive ka braktisur punen. Duke fshire shumicen prej numrave te telefonit dhe komunikimeve ne Whatsapp dhe Email. Ju lutem nese keni rezervuar aktivitete ne periudhen ne vazhdim te na informoni paraprakisht. Numri telefonit vazhdon te jete funksional per kompanine dhe jeni te mirepritur per cdo lloj aktiviteti. Faleminderit per mirekuptimin!
Ram Geci drejtori i Tirana International Hotel ka denoncuar menaxheren dhe e ka degjeneruar atë publikisht në TikTok duke i bërë publik emër/mbiemër të plotë.