Dy lëkundje tërmeti të njëpasnjëshme në vend, epiqendra në Fushë-Krujë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 27.06.2025, 09:03

Lëkundje të forta janë ndjerë sërish mëngjesin e sotëm në vendin tonë. Lëkundjet janë ndjerë sërish në vendin tonë rreth orës 08:59 të mëngjesit të sotëm, 27 qershor. Sipas të dhënave magnituda ka qenë 3.9, teksa lëkundjet kanë zgjatur disa sekonda.

Pas kësaj u rgejistrua një pasgoditje tjetër me magnitudë 4.1, rreth orës 09:04 duke shkaktuar panik tek banorët. Aktualisht, nuk raportohet për dëme materiale apo persona të lënduar.

Kujtojmë se më 24 qershor një tërmet me magnitudë 4.4 ballë goditi Shqipërinë rreth orës 05:05 të mëngjesit. Epiqendra ishte 16 kilometra në veriperëndim të Tiranës dhe 12 kilometra në jug-jugperëndim të Krujës

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit