Shpërthim me lëndë plasëse në hyrjen e një dyqani në Fushë-Krujë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 27.06.2025, 08:49

Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar rreth orës 02:15, në aksin rrugor “Fushë Krujë-Derven". Policia bën me dije se lënda plasëse shpërtheu në hyrjen e dyqanit në përdorim të një 30-vjeçari.

Sipas policisë, dyqani i përket shtetasit D. L. 30 vjeç.

Nga shhpërthimi mësohet se ka patur vetëm dëme materiale. Ndërkohë grupi hetimor sëbashku me shërbimet e Policisë po punojnë për sqarimin e rrethanave të rastit dhe identifikimin/kapjen e autorit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit