Erjon mashtruesi i bie qylit në Jug me lekët e njerëzve, i bën karshillik policisë

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 26.06.2025, 19:19

Erjon Hoxhaj, tropojani 21-vjeçar me banim në Paskuqan vazhdon t'i bjerë qyli në Jug me paratë e njerëzve që ka mashtruar.

Ai u shpallur në kërkim nga Policia për mashtrime të qytetarëve me shuma të konsiderueshme parash, por vijon të jetë i lirë dhe i paarrestuar duke shijuar jetën në resortet e shtrenjta të Jugut.

Pasi fjeti 3 natë në Dhërmi, ai u largua pa paguar dhe pronari i hotelit, ndër shumë të tjerë viktima të tij, e denoncoi për mashtrim.

Por pavarësisht se është në kërkim nga policia Erjoni hedh story në ambiente luksoze, ndërkohë që autoritetet ende nuk kanë mundur ta lokalizojnë apo ta ndalojnë, teksa ai bën qejf nën hundën e tyre duke i bërë karshillëk të hapur Policisë së Shtetit dhe institucioneve të drejtësisë.

Viktimat e mashtrimeve të tij kërkojnë drejtësi dhe arrestimin e menjëhershëm të tij, ndërsa pyesin: “Si është e mundur që një person i kërkuar të endet i lirë dhe të tallet hapur me shtetin?”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit