Kinë/ Lakuriqët e natës përhapin dy viruse të ngjashëm me ato të rrezikshëm si Nipah dhe Hendra

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 26.06.2025, 17:29

Në provincën e Yunnan të Kinës jugperëndimore, shkencëtarët kanë zbuluar një sërë patogjenësh të panjohur më parë në trupin e lakuriqëve të natës, përfshirë dy viruse të ngjashëm me ato të rrezikshëm si Nipah dhe Hendra. Nga analiza gjenetike e 142 lakuriqëve të përkatësive të ndryshme, studiuesit identifikuan 20 viruse të reja, një bakter të panjohur dhe një parazitë protozoar të pazbuluar deri sot.

Viruset më shqetësuese u përkasin henipavirusëve të njohur për aftësinë që kanë për të infektuar lloje të ndryshme kafshësh dhe për rrezikun e lartë që paraqesin për shëndetin e njeriut, Ato u gjetën në veshkat e lakuriqëve, çka rrit dyshimet për një rrugë të mundshme përhapjeje përmes frutave ose ujit të kontaminuar. Një mekanizëm i njohur nga shpërthimet e mëparshme të këtyre lloj viruseve.

Megjithatë ende nuk është e qartë nëse këto viruse mund të kalojnë te njerëzit, ekspertët theksojnë nevojën për vëzhgim të vazhdueshëm dhe kërkime laboratorike për të vlerësuar rrezikun. Ndërkohë lakuriqët e natës janë edhe mbrojtës të rëndësishëm të bujqësisë, pasi ndihmojnë në pllenim, zhdukjen e dëmtuesve dhe pasurimin e tokës. Ky zbulim e bën të domosdoshëm ruajtjen e një ekuilibri mes mbrojtjes së shëndetit publik dhe ruajtjes së biodiversitetit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit