Tursitët nga Kosova thyejnë televizorin e hotelit dhe largohen, pronari: Visar dhe Anita paguani dëmin!

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 26.06.2025, 16:50

Një incident i pakëndshëm ka ndodhur në hotelin Diamar Suites në zonën turistike të Shkëmbit të Kavajës. Administratori ka kontaktuar me redaksinë dhe denoncon dy turistë shqiptarë nga Kosova të identifikuar si Anita Shala dhe Visar Krasniqi. Këta dy të fundit bëhet me dije se kanë dëmtuar një televizor të hotelit në fjalë, në dhomën ku kanë qëndruar për dy netë dhe janë larguar pa dhënë një shpjegim apo dëmshpërblim

Sipas burimeve nga hoteli kontakti me shqiptarët e Kosovës pas incidentit ka qenë e kot, pasi ata u kanë bërë bllok në çdo mënyrë komunikimi sapo u është kërkuar sqarim. Hoteli iu bën thirrje autorëve të këtij dëmtimi që të reagojnë me përgjegjësi dhe të rikthehen për të shlyer dëmin e shkaktuar, përndryshe rasti do t’i referohet organeve përkatëse për ndjekje ligjore. Ky nuk është një veprim i hijshëm dhe dinjitoz.

“Prsh JOQ! Shiko ca bejne turistet shqiptaret e Kosoves te hotel Diamar Suites, Shkembi i Kavajes. Thyejne tv edhe ikin. Me kane bere bllok direkt sa i kam shkruar. Jane Anita Shala dhe Visar Krasniqi. E thyejne edhe nuk tregojne gje, e te pyesin se sa detyrohen. 2 nete kane qëndruar. Kane paguar hotel por e kane thyer tv e kane ikur pa thene gje edhe pa dhene dëmshpërblim”, shkruan qytetari për JOQ.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit