Inteligjenca artificiale po ndryshon mënyrën si flasim dhe mendojmë!

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 26.06.2025, 16:30

Vetëm 18 muaj pas hyrjes në përdorim, ChatGPT po ndikon ndjeshëm në mënyrën e të shprehurit. Një analizë e realizuar nga instituti Max Planck me mbi 280 video të kanaleve akademike në You Tube tregon se AI ka ndikuar në fjalorin dhe strukturën e të folurit. Disa fjalë kyçe që përdoren shpesh nga vetë ChatGPT janë shtuar me mbi 50% në përdorimin e përditshëm nga njerëzit.

Një tjetër analizë nga Universiteti i Stanfordit thekson se fjalori ynë po pëson transformim të heshtur duke reflektuar një lloj përthithje të gjuhës së inteligjenes artificiale. Fjala që del më shpesh nga algoritmet e ChatGPT është "thellim", një term që përdoret për thellim dijesh, marrëdhëniesh apo njohurish dhe shihet si një sinjal dallues që zbulon përdorimin e AI në një tekst.

Një studim tjetër nga MIT Media Lab ngre shqetësimin për ndikimin e kësaj teknologjie në arsimimin dhe zhvillimin mendor. Sipas ekspertëve përdorimi i tepruar i ChatGPT për ese, detyra kursi apo përmbledhje po redukton funksionet mendore të studentëve duke kufizuar aftësinë për të menduar në mënyrë të pavarur dhe për të nxënë në mënyrë aktive.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit