Vdes foshnja tre-javëshe në Skenderaj, intervistohen prindërit

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 27.06.2025, 11:08

Një foshnje tre-javëshe ka vdekur të enjten në fshatin Kostercë të Skenderajt.

Vdekja e foshnjës është konstatuar nga një ekip mjekësor në vendin e ngjarjes, në fshatin Kostercë, tha sot Policia e Kosovës në raportin 24-orësh.

Rasti është lajmëruar rreth orës 08:00.

“Njësitet policore pas pranimit të informatës nga QKMF-Skenderaj lidhur me rastin, së bashku kanë dalë në lokacionin e cekur, në vendin e ngjarjes kanë konstatuar se viktima mashkull kosovar (foshnje 3-javësh) është pa shenja jete”, tha policia.

Lidhur me rastin, janë intervistuar prindërit e viktimës, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit