Nga 1 korriku ndalesë për lëvizjen e automjeteve të rënda gjatë temperaturave të larta

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 26.06.2025, 20:40

Nga 1 korriku deri më 31 gusht, në rrugët shtetërore në Republikën e Maqedonisë do të vendoset regjim i përkohshëm veror i trafikut, me të cilin ndalohet lëvizja e automjeteve të rënda mallrash me masë totale mbi 15 ton, gjatë fundjavës dhe në ditët me temperatura jashtëzakonisht të larta.

LAMM i ka publikuar edhe oraret në të cilat do të ndalohet lëvizja e automjeteve të rënda.

Afatet janë si më poshtë:

– E premte nga ora 17:00 deri në 22:00,

– E shtunë nga ora 9:00 deri në 18:00 dhe

– E diel nga ora 9:00 deri në 22:00.

Në segmentin e autostradës A2: Shkup – Ohër – Shkup (e vlefshme deri më 1 shtator), lëvizja e automjeteve të rënda mallrash, masa totale e të cilave tejkalon 7.5 ton, është e ndaluar gjatë fundjavave, në intervalet e mëposhtme:

– E premte nga ora 15:00 deri në 22:00,

– E shtunë nga ora 07:00 deri në 12:00 dhe nga ora 18:00 deri në 24:00 dhe

– E diel nga ora 07:00 deri në 22:00.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit