Një vajzë nga Durrësi ka denoncuar një rast ngacmimi seksual të ndodhur pranë stacionit të trenit në qytetin në fjalë. Siç shihet në videon e dërguar në redaksi, një burrë në stacion shihet të vetë-preket në mënyrë të turpshme në zonën gjenitale, ndërsa ndodhet në publik. E reja tregon se ngjarja ndodhi teksa ishte rrugës për në punë dhe se raste të tilla janë të përsëritura.
Ngacmime të tilla janë kthyer në një shqetësim të përditshëm për shumë gra dhe vajza, të cilat shpesh detyrohen të heshtin nga frika apo mosreagimit institucional. Pavarësisht se sjellje të tilla përbëjnë vepër penale sipas ligjit, autorët jo gjithmonë ndëshkohen duke inkurajuar përsëritjen e rasteve.
“Përshëndetje, Dua te denoncoj nje rast ngacmimi seksual ne Durres. Isha duke ik per pune, kam qene ke stacioni trenit Durres. Ka shum ne përditshmëri si ky sidomos ne urbane. Eshte bere shume e besdishme si gje”, shkruan e reja.
Zgjidhja e vetme është ndërhyrja urgjente nga Policia e Shtetit dhe bashkia për të rritur patrullimet në urbane, stacione urbanesh, pika kryesore, ose instalimin e kamerave të sigurisë. Denoncimet si rasti në fjalë janë të rëndësishme për të ekspozuar abuzuesit dhe për të bërë presion publik që të mos tolerohet asnjë formë e ngacmimin seksual.