Kini kujdes! Kandilat pushtojnë bregdetin te Mali i Robit

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 26.06.2025, 14:20

Pushuesit në zonën e Malit të Robit janë përballur sot me një prani të pazakontë dhe shqetësuese të kandilave të detit përgjatë vijës bregdetare.

Sipas raportimeve të qytetarëve, kandilat janë vërejtur në numër të madh shumë pranë bregut, duke krijuar panik dhe pasiguri për ata që frekuentojnë plazhin.

Pamjet e dërguara nga pushuesit tregojnë qartë kandilë të shumtë në breg, ndërsa shumë banorë dhe vizitorë po shmangin hyrjen në det nga frika e pickimeve.

Ekspertët thonë se rritja e temperaturave dhe qetësia e ujërave mund të jenë ndër faktorët që kanë sjellë këtë “pushtim” sezonale të kandilave në brigjet shqiptare.

Ata u bëjnë thirrje pushuesve që të kenë kujdes pasi pickimi nga kandilat mund të shkaktojë djegie, skuqje apo dhe reaksione më serioze në raste të rralla. Pushuesit këshillohen të shmangin kontaktin dhe të konsultohen me mjekë në rast shqetësimesh.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit