Një vajzë nga Tirana ka denoncuar në redaksinë tonë një ngjarje tronditëse që i ka ndodhur të shtunën rreth orës 14:00, ndërsa po kthehej për në shtëpi.
Sipas saj, një djalë rreth të 30-ave e ka ndjekur nga pas dhe e ka kapur në mënyrë të papritur dhe agresive në rrugë. Ajo thotë se personi e ka kapur fort, por pasi e ka goditur vajza ka arritur të lirohet prej tij dhe është rrëzuar në tokë.
Për fat të mirë ajo ka shpëtuar pa lëndime fizike, por emocionalisht është e frikësuar dhe traumatizuar pasi nuk e di arsyen e këtij sulmi, nëse djali donte ta grabiste apo rrëmbente.
Vajza thotë se tani ndihet shumë e pasigurt edhe për të dalë nga shtëpia pasi ngjarja ka ndodhur shumë pranë banesës së saj teksa po kthehej nga puna.
Ajo ka bërë denoncim edhe në polici dhe kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e këtij personi. Vajza ka paralajmëruar edhe gratë dhe vajzat që të kenë kujdes kur ecin vetëm gjatë orëve të qeta të ditës.
Denoncimi i vajzës:
Pershendetje JOQ , te lutem postoje anonim. Dite e shtune rreth ores 2.00 te drekes duke ecur rruges per ne shtepi nje person i panjohur reth te 30-ve me vjen nga pas dhe me kap papritur ne menyre agresive dhe te frikshme. Nuk e di neqoftese qellimi i tij ishte te me grabiste apo te me rrembente , por u tremba shume. Per fat te mire arrita te shpetoja dhe jam mire fizikisht ,por jam shume keq emocionalisht dhe ndihem shume e pasigurt te kaloje ne rruge. Neqoftese dikush e ka pare diku ose ka ndonje informacion te lutem te me lajmeroj ose kontaktoj policine, pasi e kam denoncuar dhe ne polici . E ndaj kete si paralajmerim per gjitha grate dhe vajzat qe ecin ne kembe gjate oreve te qeta te drekes ku duhen te tregohen shume te kujdesshme nga keto lloj rastesh. Faleminderit JOQ dhe gjithe atyre qe mund te me ndihmojne me informacione. Jan pamjet qe mora 20 metra larg shpis ku banoj Aty ne lagjen time ka ndodhur me ka ndjekur deri prane shtepis tek parku. Diten e shtune Ora 2:10 te drekes