“I rashë në gjunjë”, Rita thotë se ishte ajo që i propozoi martesë burrit

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 29.06.2025, 11:35

Rita Ora ka zbuluar se ishte ajo që i propozoi martesë bashkëshortit të saj, Taika Waititi, gjatë një udhëtimi romantik në Palm Springs – duke rënë vetë në gjunjë.

Këngëtarja 34-vjeçare e cila u martua me regjisorin 49-vjeçar në vitin 2022, e ndau historinë e saj në podkastin “Begin Again” të Davina McCall, duke shpjeguar se si e theu traditën dhe mori përsipër propozimin.

“Unë thjesht bëra gjithçka. Ishim në një dhomë hoteli në Palm Springs, një dhomë shumë e bukur dhe luksoze me tullumbace dhe tortë. I bëra unazat. Ai tha “çfarë dreqin është kjo. Dita e Shën Valentinit?”. Unë i thash “jo, nëse do të thuash jo, do më duhet të heq rrobat”, tha Ora.

“Sidoqoftë, u ula në gjunjë dhe Taikas i pëlqeu shumë”, shtoi këngëtarja.

Rita dhe Taika u martuan në një ceremoni private më 4 gusht të vitit 2022, në Los Angeles. Çifti që fillimisht ishin miq për vite me radhë, e planifikoi dasmën vetëm në dy javë për t’u siguruar që vajzat e Taikas të mund të merrnin pjesë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit