Kërkohet një i dyshuar për grabitje në Prishtinë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 26.06.2025, 10:22

Policia e Kosovës po kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e një personi për veprën “grabitje”.

Sipas një postimi në rrjetin social në Facebook policia ka publikuar fotografinë e të dyshuarit.

“Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personit që shihet në fotografi. Personi i dyshuar kërkohen për përfshirje veprën grabitje”, thuhet në postim

Tutje nga Policia kanë bërë të ditur se për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tij, luteni të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: [email protected].

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit