Pamje të rënda dhe tepër shqetësuese kanë mbërritur në redaksinë tonë. Një qytetar i Alliasit, Tiranë, ka denoncuar një zonjë që sipas tij dhunon çdo ditë mbesën e saj.
Në pamjet e mbërritura në redaksinë tonë mund të shihet se si vajza e mitur qëndron e ulur në trotuar dhe qan pa pushim.
Ndërkohë gjyshja, me një qese në dorë, i afrohet, flet me të dhe e godet pa pushim nga duart dhe koka. Referuar dëshmisë së qytetarit, e moshuara e ka dhunuar vajzën e mitur prej më shumë se 30 minutash, ndërkohë kjo e fundit qante dhe kërkonte mamanë e saj.
Qytetari thotë se zonja në fjalë i keqtrajton të gjithë fëmijët, prandaj i bën thirrje instancave përgjegjëse që të ndërhyjnë dhe të shpëtojnë të miturit që keqtrajtohen prej saj.
Autoritetet janë të thirrura të veprojnë menjëherë për të verifikuar situatën dhe për të garantuar mbrojtjen dhe sigurinë e fëmijëve në këtë rast.
Denoncimi i qytetarit:
"Kjo kështu i rreth gjithmonë. Nuk e di si nuk i merr shteti këta fëmijë, janë rrugëve gjithë ditën. Në pamje duket sikur ështe gjyshja e saj. Po shumë herë i rreh fëmijët dhe i kafsho ka mbi gjysmë ore duke e rrahur. I njeh e gjithë zona. Te njejten bejn cdo dite me femije. Ne Allias, sic kan kam degjuar kjo nuk eshte gjyshja e vertet po e ka te birsuar te emen e kesaj vajzes dhe mesa degjohet ne video vajza kerkon te emen. Shikojeni vete a esht e nevojshme ta hidhni apo jo dhe kjo vajza eshte pak e prapt po sido eshte femije dhe i trajtojn shum keq".