A rrezikohet Kosova nga tërmetet? Flet drejtori i Institutit Sizmologjik të Kosovës, Shemsi Mustafa

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 30.06.2025, 13:35

Drejtori i Institutit Sizmologjik të Kosovës, Shemsi Mustafa ka folut rreth rrezikut të goditjeve të tërmeteve në vend.

“Ditëve të fundit kishte disa tërmete, sidomos zonë më e prekur ishte Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Kosova.

Brenda këtyre shtatë-tetë ditëve në Kosovë ndodhën afër tetë tërmete, por me një intensitet shumë të ulët, fatmirësisht nga njeriu nuk ndihet, vetëm ata që jetojnë në ndërtesa shumë të larta”, u shpreh ai.

Ai shton se Kosova, fatkeqësisht është zonë sizmike.

“I tërë territori i Kosovës është mbi 0.13 nxitimi, ku zonë sizmike quhet çdo zonë që është mbi 0.08. Kështu zonat sizmike janë Istogu, Pejë, Prizren, Gjakovë”, u shpreh Mustafa.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit