Plazhi publik në Malin e Robit në gjendje të mjerueshme, pushime mes mbetjeve dhe ujërave të zeza

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 26.06.2025, 08:31

Pushuesit në Malin e Robit kanë denoncuar gjendjen alarmante të plazhit publik të vetëm që ka mbetur në këtë zonë bregdetare. Sipas tyre, plazhi është lënë në mëshirë të fatit nga Bashkia e Kavajës, me ambiente të ndotura, plehra të shumta dhe shkarkime ujërash të zeza që përfundojnë direkt në det.

“Vetëm ju keni ngelur që të flisni për këtë vend, se pushteti vendor dhe qendror nuk bëjnë asgjë përveçse japin leje ndërtimi,” shprehen banorët përmes një denoncimi.

Ata theksojnë se plazhi publik lihet të degradojë qëllimisht dhe kësisoj pushuesit përballen me rrezik infeksionesh për shkak të mungesës së higjienës dhe infrastrukturës minimale.

Banorët dhe pushuesit kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga autoritetet për pastrimin dhe menaxhimin e zonës, pasi sipas tyre është e kotë të flitet për pritjen e miliona turistëve, ndërsa kushtet janë skandaloze.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit