“Jam 25 vjeç kërkoj një shkodrane për lidhje serioze!”

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 25.06.2025, 23:20

Një 25-vjeçar ka zgjedhur t'i drejtohet redaksisë së JOQ me një kërkesë të veçantë. Ai është në kërkim të një vajze nga qyteti i Shkodrës për një lidhje serioze, duke theksuar se vlerat njerëzore janë për të më të rëndësishmet.

Ai tregon se ka përfunduar studimet në Master Shkencor dhe nuk konsumon alkool apo substanca. Për vajzën, ai ka një kërkesë të thjeshtë, të jetë njeri i mirë.

I riu shkruan:

"Përshëndetje JOQ!

Duke parë që faqja juaj ka shumë shqiptarë dhe shqiptare, vendosa t’ju shkruaj. Jam një djalë 25 vjeç dhe dua të njoh një vajzë nga qyteti i Shkodrës për një lidhje serioze, dhe më e rëndësishmja është të jetë njeri i mirë.

Unë si djalë kam mbaruar shkollën, Master Shkencor. Nuk jam përdorues i asnjë lloj alkooli apo substance. Vajza, të paktën, të ketë shkollën e mesme ose edhe diçka më shumë — nuk prish punë, por të paktën të ketë një arsim.

Nëse ka ndonjë vajzë këtu në faqen tuaj që interesohet, t’ju kontaktojë ju si faqe. Ju dërgoj edhe numrin e telefonit.

Faleminderit JOQ!"

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit