Plazh nudo në sy të fëmijëve në Ksamil, qytetari revoltohet: “Në çdo vend ka rregulla, këtu askush s’pyet!”

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 25.06.2025, 20:29

Një denoncim i mbërritur në redaksinë e JOQ Albania ka ngjallur reagime të shumta lidhur me sjelljen e disa pushuesve në Ksamil, të cilët kanë zgjedhur të bëjnë plazh në formë topless, në një zonë të hapur ku ndodhen edhe familje me fëmijë të vegjël.

Në një video të siguruar nga qytetari, shihet një grua duke bërë plazh pa pjesën e sipërme të rrobave të banjës, në një shezlong buzë detit, në një vend të hapur për të gjithë. Denoncuesi ngre shqetësimin për mungesën e respektit ndaj normave të bashkëjetesës në hapësirat publike, veçanërisht në një vend si Shqipëria ku turizmi familjar po rritet gjithnjë e më shumë.

Ndërkohë, institucionet përgjegjëse nuk duken të jenë të angazhuara për të vendosur qartësi dhe rregulla në plazhe publike. Në mungesë të sinjalistikës, mbikëqyrjes dhe reagimit të autoriteteve, sjellje të tilla vazhdojnë të përsëriten duke cënuar lirinë dhe ndjeshmërinë e pushuesve të tjerë.

Denoncimi i qytetarit:

"Përshëndetje JOQ Albania, në Ksamil, ka fëmijë, ka familjarë, dhe këto po bëjnë plazh nudo. Në çdo vend të botës ka vende specifike për të bërë plazh nudo, ndërsa në Shqipëri as që duan t’ia dinë. Prandaj ju shijon turistëve Shqipëria, siç duket. Flm".

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit