Policët japin ‘shembull’ parakalimi, për pak përplasen me furgonin e pasagjerëve

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 25.06.2025, 17:22

Efektivët e Policisë së Shtetit duket se këtë verë e kanë ndarë mendjen që të bëhen “shembulli i keq” i drejtuesve të automjeteve.

Sot në mëngjes, JOQ Albania publikoi rastin e një patrulle policie e cila lëvizte përgjatë vijës bregdetare në Vlorë, duke rrezikuar sigurinë e pushuesve që ishin duke qëndruar në rërë ose buzë detit.

Së fundmi një tjetër rast po kaq flagrant ka mbërritur në redaksinë tonë. Këtë herë, efektivët e policisë janë bërë protagonistë në Lin, ku janë treguar të paduruar për të qëndruar pas një kamioni që po lëvizte para tyre.

Pa qenë në emergjencë, dhe në shkelje totale të kodit rrugor, makina e policisë hyn në parakalim në një pjesë të rrugës ku kjo manovër është e ndaluar. Fatmirësisht manovra e parakalimit është bërë në kohë dhe pse gabim, pasi në krahun tjetër ka qenë duke ardhur një furgon pasagjerësh çka mund të shkaktonte një tragjedi në rast aksidenti.

Raste të tilla i ulin imazhin policisë dhe shëndrohen në një rrezik për përdoruesit e tjerë të rrugës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit