Sot TVA News do të sjellë historinë e Elisabeta Çokut nga Fushë Kruja. Vuajtjet e saj kanë nisur që në moshën 16 vjeçare kur iu ndërprenë ëndrrat për të ardhmen. Ajo nuk arriti dot të arsimohej, kjo për shkak të kushteve të vështira ekonomike në familjen e saj. Elisabeta u detyrua të martohej. Pikërisht ky vendim e zhyti atë në një errësirë që përveçse do t’i merrte ditët më të bukura të jetës dhe do t’ia errësonte, do të përjetonte ditët më të dhunshme.
Viti i parë kaloi me qetësi, “ashtu siç ndodh në çdo fillim” do thoshte populli, por pasi ajo u bë nënë dhe në jetë erdhi djali i saj Serxho, jeta e saj nisi të zhytej në errësirën e dhunës dhe mosrespektit nga bashkëshorti i saj. Ai, që ajo e mori për të qenë një kraharor ku të mbështeste kokën në vështirësi dhe të kalonte një jetë, u kthye në një njeri të pashpirt që çdo ditë i ushtronte Elisabetës dhunë fizike dhe psikologjike, duke ia shkatërruar jo vetëm martesën, por dhe jetën.
Vogëlushi Serxho, i pafajshëm në të gjithë këtë histori, ishte e vetmja lumturi e Elisabetës në ato ditë të errëta që po kalonte. Sikur të mos mjaftonte fati i keq në dashuri, Elisabetës në vitin 2015 merr vesh një lajm që do ta trondiste akoma dhe më shumë. Serxho u diagnostikua me leucemi akute. Ditët dhe netët Elisabeta i kalonte pranë djalit të saj në spitalet e vendit dhe kjo e vetme. Burri nuk iu bë kurrë krah, teksa prindërit e saj ishin të pafuqishëm ta mbështesnin ekonomikisht. Pas kurimit të djalit, Elisabeta u nis drejt Italisë, por dhe aty bashkëshorti iu ‘bë ferr’. Rinisi sërish dhuna nga ai, por Elisabeta lajmëroi karabinierët të cilët i erdhën në ndihmë dhe ajo bashkë me dy fëmijët e saj u strehuan në një qendër sociale.
Pas një kohe, Elisabeta u rikthye te bashkëshorti me shpresën se ai ka ndryshuar, por ashtu siç thotë populli 'ujku qimen e ndërron, por zakonin nuk e harron'. Pasi pa që nuk kishte asnjë fije shpresë, ajo u arratis nga Italia për të ardhur në Shqipëri. Sot Elisabetën e kanë mbytur borxhet, teksa ka një kredi prej 40 mijë lekësh të reja. Ajo është detyruar të ndajë përkohësisht fëmijët, djalin 11-vjeçar e ka lënë tek ish-vjehrrit në Vlorë, ndërsa vajzën 5-vjeçare e mban me vete. Elisabeta mes lotëve, e lodhur nga jeta, e lodhur nga zhgënjimet ka vetëm një thirrje për të gjithë shqiptarët.
Ajo kërkon një shtëpi modeste, kushte minimale ku të rinisë jetën nga e para, bashkë me fëmijët e saj dhe nënën e saj. Kushdo ka mundësi të bëhemi shpresë për Elisabetën që të përjetojë dashurinë e vërtetë, atë pa kushte, atë dashuri njerëzore dhe një jetë me kushtet bazike. Të ndihmojmë Elisabetën që fëmijët e saj të përjetojnë atë fëmijëri që nuk e panë kurrë për shkak të sjelljes agresive të të atit që nuk u bë kurrë një figurë prindërore. Të gjithë shqiptarët të bëhemi bashkë dhe të sjellim pak buzëqeshje te fëmijët e Elisabetës.
Kodi SWIFT: CDISALTRXXX
Titullari i Llogarisë: Aliaj Elisabeta Arben
IBAN: AL74 2121 1009 0000 0000 0217 3277
Kontakt: +355 68 597 1524